top of page

Produktet tona

Kullotat e pasura natyrore gjatë gjithë vitit, mund të themi se përmbledhin pothuajse të gjithë florën mjaltëdhënëse shqiptare dhe i garantojnë klientëve të fermës cilësinë.
fresh-honey-500x500.jpg
Mjalti

Mjalti  është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e prodhojnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë.  Mjalti gjithashtu përmban minerale,   aminoacide, acide organike dhe  komplekse të vitaminës B e C. Ai këshillohet në infeksionet e  aparatit të frymëmarrjes, kollën, të ftohtit, kundër mykut, kundër alergjive, ndihmon në ruajtjen e një zemre të shëndetshme, është shumë efektiv kundër uljes në peshë, uljen e yndyrnave, është një burim energjie dhe anti-oksidantësh të fuqishëm.

kissclipart-dietary-supplement-bee-polle
Pjalmi

Pjalmi është organi mashkullor i shumimit tek bimët, të cilin bleta e mbledh dhe lëshon mbi të lëndët e saj jargore, gjë e cila i jep pjalmit vetitë sheruese. Përbërja e pazakontë e pjalmit    e bën atë një produkt ideal për rigjallërimin, forcimin dhe pastrimin e organizmit tonë. Duke konsumuar pjalm ne arrijmë të stimulojmë oreksin, rrisim intelektin, përqendrimin, kapacitetin dhe ulim tensionin në arterie.  Ushqyesit që përmban pjalmi e bëjnë atë një produkt ideal për fëmijët, sepse u jep atyre energji, gjallëri dhe përmirëson rritjen e tyre. Ai    është i rekomandueshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga dobësia, siç janë të moshuarit, femrat shtatzënë dhe pacientët që po rimëkëmben nga ndonjë sëmundje.

Honey-royal-jelly-price.jpg_300x300.jpg
Qumeshti i Mbretereshes

Qumështi i bletës  i quajtur ndryshe xhelatina mbretërore është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut të  bletëve të vogla punëtore për ushqyerjen e  mbretëreshës  dhe të larvave në fazën e parë.  Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatës, përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi.  Gjithashtu normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrnave  në organizëm, rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut, shton  oreksin dhe vepron në rritjen e peshës trupore, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.

Bee-Propolis.jpg
Propolisi

Propolis është një përzierje substancash regjëse, gome e balsamike që bletët e mbledhin në sythet apo në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolisit bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterikë, poleni dhe lëndë organike dhe minerale. Ai  është një antibiotik i çmuar natyral, antiviral, antiflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiskeptik e antiparazitar.

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page