top of page
The-Health-Benefits-of-Honey_edited

Behu pjese  e embelsise

Produktet tona

Kullotat e pasura natyrore gjatë gjithë vitit, mund të themi se përmbledhin pothuajse të gjithë florën mjaltëdhënëse shqiptare dhe i garantojnë klientëve të fermës cilësinë.

fresh-honey-500x500.jpg
Honey-royal-jelly-price.jpg_300x300.jpg
kissclipart-dietary-supplement-bee-polle
Bee-Propolis.jpg
Qumeshti i Mbretereshes
Pjalmi
Propolisi
 
Rreth nesh
73541659_523605868202783_559216527329460

Bletaria Puleri përbën një fermë me një përvojë mbi 60 vjeçare në fushën e bletarisë, të trashëguar brez pas brezi dhe të gërshetuar me të gjitha metodat bashkëkohore. E krijuar në vitin 1997 nga z.Harillaq Puleri, por me një zanafillë shumë më të hershme.

Gjithçka ka filluar rreth viteve ‘50 nga z.Nikollaq Qirko, agronom dhe bletar i specializuar në Universitetin Bujqësor të Kievit në Ukrainë. Nikollaq Qirko ka filluar punën si bletërritës më 1951 me rreth 40 shoqëri bletësh. Me kalimin e viteve, vazhdoi punën si krye bletërritës dhe përgjegjës për rreth 15 parqe bletësh në rrethin e Gjirokastrës, ku ndau eksperiencën e grumbulluar jashtë vendit me shumë bletarë të tjerë. Pas vitit 1990 ai privatizoi një park të vogël me 60 koshere bletësh, ku edhe punoi për katër vite. Në fund të vitit 1994 z.Nikollaq Qirko ndërroi jetë duke lenë pas një park me 80 koshere bletësh, i cili u administrua nga dhëndri i tij z.Harillaq Puleri. Harillaq Puleri i diplomuar në Universitetin e Beogradit në Serbi, vazhdoi punën me bletët deri në moshën 84 vjeçare. Parku i bletëve më pas kaloi tek nipi i tij Kostandin Puleri, i cili pas një investimi dhe ndryshimi rrënjësor duke ndërthurur eksperiencën e tij me bletët, nga puna në një nga parqet më të mëdha në Greqi, arriti në shifrën e 150 koshereve. Ky është edhe numri që përbën parkun e sotëm të kësaj bletarie.

Tashmë e vendosur në kullotat e famshme të Lunxherisë në Gjirokastër, e ndarë në tre nën parqe, (dy prej të cilave për prodhim vjetor) përbën një fermë me rëndësi në jug të vendit.

Në ditët e sotme, ka arritur të grumbulloj jo vetëm mjaltin por edhe produktet e tjera të bletës si: qumështi i bletës mbretëreshë, propolisi dhe poleni. Kullotat e pasura natyrore gjatë gjithë vitit, mund të themi se përmbledhin pothuajse të gjithë florën mjaltëdhënëse shqiptare dhe i garantojnë klientëve të fermës cilësinë.

Momente nga puna me bletet

Jepi bletes nje  mundesi
72111036_2507150362847913_62536436748616

Janë mbi tokë për me shumë se 80 milion vjet. Përgjatë kësaj periudhe, ato arritën jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të zhvillojnë llojin e tyre unik.

Ishin dëshmitarë të zhdukjes se shumë specieve, nder to edhe dinozaurët. U përballen me epokën e akullnajave si dhe me shumë fatkeqësi të tjera. Rrezikuan shpeshherë të zhdukeshin, por vullneti që kishin për të mbijetuar, përshtatshmëria ndaj kushteve të mjedisit dhe kryesisht detyra e vendosur nga nëna natyrë i lejoi të vazhdonin rrugëtimin e tyre.

Diku para 200.000 vitesh një specie tjetër u shfaq mbi tokë, “Njeriu”. Fillimisht primitiv në mënyrën e të ushqyerit, ai mbijetoi në atë natyrë të egër duke vrarë e grabitur. Gjahu i tij nuk ishin vetëm kafshët e egra, por edhe ajo krijesë e vogël punëtore që me vone u quajt “Bletë”.

Me kalimin e kohës njeriu kuptoi se do të ishte më mirë që të kujdesej për to, pa i dëmtuar. U mundua t’i bënte pjesë të jetës duke i sjellë nga pylli pranë vendbanimit të tij. As në këtë mënyrë nuk arriti t’i zbuste dhe përsëri i shkatërroi për t’u marrë burimin e tyre të energjisë, mjaltin. Me pas vendosi qe t’i krijonte bletëve një shtëpi, ku do të shtonin prodhimin. Të dhënat tregojnë se diku para 2.500 vitesh, grekët e lashtë përdoren për herë të parë kornizat e luajtshme duke krijuar në këtë mënyrë një marrëdhënie midis bletëve dhe njeriut. Kjo marrëdhënie do të ofronte disa lehtësi për të gjitha familjet e bletëve pasi ndihma e njeriut në disa aspekte ishte e domosdoshme. Sidomos në 100 vitet e fundit, njeriu ka filluar të shkatërroj të gjithë mjedisin që e rrethon. Me aktivitetet e ndryshme në përballje me paditurinë u bë shkak për zhdukjen e mijëra gjallesave bimore e shtazore, të cilat do të ofronin shumë nëse do të ekzistonin në ditët e sotme.

Siç e dimë, bletët kryejnë pllenimin e luleve duke bërë të mundur krijimin e frutave. Ky është një proces që mund të kryhet vetëm nga insektet polenizuese dhe në 80 % të rasteve nga bletët, sepse do të ishte e pamundur që të realizohej nga dora e njeriut. Pra, pa bletë nuk ka mjaltë, nuk ka fruta dhe si rrjedhojë nuk mund të mbijetojnë bimët, madje as kafshët dhe as vetë njerëzit. Ky është një kërcenim që i bëhet të gjithë njerëzimit, por që injorohet dhe nuk i jepet rëndësia e duhur, sepse ne nuk na intereson si vijnë e nga vijnë frutat që kemi mbi tavolinë.

Tashme bletët varen nga zgjedhjet tona, pasi ne jemi ata që po shkatërrojmë mjedisin e tyre duke përdorur qindra mijëra lëndë helmuese dhe duke i infektuar ato me sëmundje të ndryshme, të cilat me vështirësi do të mund të kurohen. Ekspertet e mjedisit paralajmërojnë se nëse nuk merren disa masa drastike dhe nuk përmirësohen marrëdhëniet bletë – njeri, ky i fundit për pak kohë do të zhduket.

Mbi këtë temë i madhi Albert Ajnshtajn ka thënë: ” Pas zhdukjes së bletës, njeriu do të ketë vetëm katër vite jetë.” Ndërsa një bletë e përulur, në qoftë se do të fliste, do të thoshte me zgjuarsi: “Pas zhdukjes se njeriut, ne do të jetojmë për shekuj të tërë.”

Edhe vendi ynë si gjithë vendet e tjera është pjesë e këtij fenomeni. Bletaria është një traditë e lashtë e vendit tonë. Ilirët, falë kushteve të favorshme klimatike dhe bimësisë se pasur mjaltëdhënëse, janë marrë me rritjen e bletëve. Vetë Aristoteli, filozofi i njohur grek dhe njohës i mirë i bletarisë, ka shkruar se ilirët ishin bletarë të shkëlqyer. Kjo traditë e hershme mund të themi se është themeli i bletarisë se sotme shqiptare, e cila ne krahasim me vendet e tjera përballet me një rritje të numrit të koshereve nga viti në vit . Mos vallë ky vend i vogël në zemër të Ballkanit e ka kuptuar rëndësinë e kësaj gjallese? Edhe pse i vogël në sipërfaqe dhe popullsi, vendi ynë ka treguar gjithmonë se edhe në momentin kur mendohet se gjithçka ka mbaruar është momenti kur gjithçka ka filluar.

Duke u kujdesur për mjedisin, bletëve do t’ju garantohen kushte me të përshtatshme jetese    dhe si rrjedhim rendimenti prodhues do të jetë me i lartë. Veprimtaria e tyre polenizuese do të rritet duke ndikuar pozitivisht në prodhimin tonë bujqësor me impakt të drejtpërdrejt në ekonomi.

Duhet të fillojmë të gjithë duke u kujdesur për mjedisin që na rrethon. Pra ndryshimi i secilit me kalimin e kohës të bëhet burim për transformimin rrënjësor të gjendjes që vetë ne kemi krijuar.

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page